Fermerët “pushtojnë” Madridin, kërkojnë të ndalohet konkurrenca e pandershme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët “pushtojnë” Madridin, kërkojnë të ndalohet konkurrenca e pandershme

Qindra fermerë spanjollë protestuan këtë të mërkurë në Madrid, duke denoncuar konkurrencën e pandershme nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Ndërsa prisnin që 5 kolonat e traktorëve të mbërrinin, një pjesë e fermerëve u mblodhën në qendër të kryeqytetit, me flamuj në duar ku bënë thirrje për drejtësi.

Disa prej tyre u ankuan se policia po ndalonte traktorët të hynin në Madrid.

Gjatë pasdites pritet që marshimi i tyre të vijojë drejt Ministrisë së Bujqësisë. Ata shprehen se po përballen me kostot e larta, uljen e çmimeve të prodhimeve si dhe produktet që vijnë të lira nga importi.

Advertisement

Fermerët spanjollë kanë protestuar vazhdimisht që nga 1 shkurti. Ata janë mirëpritur nga Ministri i Bujqësisë, i cili është zotuar të mbrojë në Bruksel lehtësimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe të përmirësojë ligjin e zinxhirit ushqimor të Spanjës në mënyrë që fermerët të mos shesin prodhimet e tyre me humbje.

Një ditë më parë ishin fermerët grekë që protestuan përpara parlamentit me mjetet e tyre. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy