Fermerët “rrethojnë” Parisin, priten masa të reja nga qeveria për të zbutur protestat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët “rrethojnë” Parisin, priten masa të reja nga qeveria për të zbutur protestat

Qeveria franceze po bëhet gati të marrë masa të tjera për të qetësuar fermerët të cilët po e rrisin cdo ditë e më shumë presionin përmes protestave.  Që prej të hënës fermerët kanë rrethuar dhe po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore që të cojnë në kryeqytet duke përdorur mjetet bujqësore si traktorë, rimorkio dhe makina korrëse të zhrumshme.

Përgjatë natës së kaluar ata kanë qëndruar jashtë me tenda dhe rezerva ushqimore në pritje të vendimeve që presidenti dhe kryeministri kanë lajmëruar për kete te marte.

Masat e reja vijnë pasi fermerët, përvec bllokimit të parisit kërcënuan se do të zbraznin edhe tregjet duke mos dërguar asnjë nga produktet e tyre ushqimore.

Kjo është hera e dytë brenda javës që qeveria franceze bën lëshime ndaj fermerëve të cilët i konsideruan të pamjfatueshme premtimet që bëri Gabriel Attal. Ata kërkojnë më shumë subvencione, cmime më të ulëta për plehrat dhe inpute të tjera për rritjen e prodhimit.

Advertisement

Edhe në Belgjikën fqinje fermerët ngritën barrikada për të ndaluar trafikun  në disa akse kryesore, përfshirë ato që të cojn në kryeqytet. Shumica e protestave po ndodhin në pjesën frëngjishtfolëse të vendit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy