FIFA i quan të neveritshme incidentet në Shqipëri-Poloni: Zero tolerancë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FIFA i quan të neveritshme incidentet në Shqipëri-Poloni: Zero tolerancë…

FIFA reagon ashpër për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, të cilat cuan në ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 77 për më shumë se 20 minuta si pasojë e goditjes së lojtarëve miq me bidona uji.

Qeveria e futbollit botëror i konsideron sjelljet në stadium të neveritshme të cilat do të kenë zero tolerancë.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, thotë FIFA.

Advertisement

Me siguri pas ketyre incidenteve, do te vije nje gjobe 185 mije euro per FSHF dhe me gjase do te kemi 2-4 ndeshje brenda fushe pa tifoze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy