“Fjalët e fundit që më tha”/ Flet e dashura e George Floyd, rrëfen planet që kishin së bashku (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fjalët e fundit që më tha”/ Flet e dashura e George Floyd, rrëfen planet që kishin së bashku (FOTO)

E dashura e George Floyd e cila u pa duke qarë pranë arkivolit të tij në ceremoninë e varrimit të tij, ka treguar se ata planifikonin të hapnin së bashku një restorant me emrin “‘Convict Kitchen”

44 vjeçarja Courteney Ross gjithashtu ka zbuluar fjalët e fundit që ia tha atij, një ditë para se ai të humbte jetën. Në një intervistë për DailyMail, Ross ka folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se herën e fundit që kishte folur me Floyd ishte një vit para vdekjes së tij.

Ajo tha se në fund të bisedës i kishte thënë atij: “Të dua”. Ross, e cila menaxhon një kafene në verilindje të qytetit, thotë se Floyd dëshironte të kalonte pjesën e mbetur të jetës në Minneapolis dhe se ëndrra e tij ishte të hapnin restorantin e tyre.

Ajo thotë se aktualisht nuk e di se çfarë do të bëjë sepse ende po e vuan vdekjen e tij. “Floyd e donte jetën, të gjitha ata që e takonin e pëlqenin”, shton ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy