Fjalët “Fëmijë” ishin me gërma të mëdha, por Teatri Mariupol u bombardua nga rusët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fjalët “Fëmijë” ishin me gërma të mëdha, por Teatri Mariupol u bombardua nga rusët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për bombardimin e teatrit në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku qindra njerëz fshiheshin nga bombardimet.

Fjalët “Fëmijë” ishin shënuar në tokë jashtë me gërma të mëdha për të paralajmëruar avionët rusë që të largoheshin nga ndërtesa.

Deri më tani nuk ka asnjë raport zyrtar për numrin e viktimave. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe thotë se nuk e ka nisur sulmin.

Human Rights Watch raporton se deri më tani dihet që në teatrin e Mariupolit strehoheshin të paktën  500 civilë.

Advertisement

Qyteti ka qenë shënjestër e vazhdueshme e bombardimeve ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në rrënoja. Javën e kaluar, si pasojë e një sulmi në një spital 5 persona humbën jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy