Florida ndalon pasaportën e vaksinimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke hequr të gjitha kufizimet lokale të emergjencës Covid-19 në të gjithë shtetin.

DeSantis, deklaroi pas ceremonisë së nënshkrimit të këtij projekt-ligji në Shën Petersburg, se urdhri ka si qëllim të ndalojë qeveritë e shtetit dhe ato lokale për të mbyllur bizneset dhe shkollat gjatë urgjencave shëndetësore dhe gjithashtu ndalon pasaportat e vaksinave.

Advertisement

“Projekt-ligji siguron që as shteti dhe as qeveritë lokale nuk mund të mbyllin bizneset ose t’i mbajnë fëmijët larg mësimit fizik, nëse nuk përmbushin një justifikim të kërkuar dhe të vazhdueshëm. Florida nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme.”

Ron DeSantis gjithashtu pritet të nënshkruajë një tjetër projektligj i cili ndalon çdo platformë të mediave sociale të censurojnë, fshijnë, apo bllokojnë përdoruesit e tyre në Florida. Kompanitë e mediave sociale nuk do të jenë në gjendje të bllokojnë përdoruesit nga platformat e tyre sipas këtij ligji të ri në Florida, pa i lajmëruar ata 7 ditë më parë dhe pa i ofruar mundësinë për të korrigjuar çështjen.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy