FMN bën thirrje për besim në perspektivën ekonomike globale, pavarësisht pasigurive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FMN bën thirrje për besim në perspektivën ekonomike globale, pavarësisht pasigurive

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva tha se ndihet e sigurt për perspektivën ekonomike pavarësisht pasigurive që vijnë nga lufta dhe zhvillimet gjeopolitike. Përtej këtyre faktorëve, sipas saj ekonomia globale ka mbetur elastike.

“Ndërsa pasiguritë mbeten të larta, ne mund të jemi pak më të sigurt për perspektivën ekonomike, sepse ekonomia globale ka qenë çuditërisht elastike,” tha Georgieva në një fjalim në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.

Duke folur për konfliktin në Gaza, Georgieva paralajmëroi pasoja të tjera ekonomike.

“Kjo kohë shumë e pasigurt po ndërton sfidat e ekonomive që ende po rikuperohen nga goditjet e mëparshme. Po ashtu, edhe zgjerimi i mëtejshëm i konfliktit do të përkeqësonte dëmin ekonomik”, tha ai./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy