‘Forcat ruse afrohen në Kiev’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Forcat ruse afrohen në Kiev’

Operativët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë qëndroni të qetë, kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia”, bëri thirrje Ministria.

Advertisement

Korrespondentët e “BBC-së” në Kiev raportuan në orët e para të mëngjesit se kishin dëgjuar të shtëna armësh, megjithëse ata shtojnë se është e pamundur të dihet se çfarë nënkupton në këtë pikë. Ata thonë se tani mund të dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.

Ndërsa Zelensky ka kërkuar ndihmë nga aleatët bombardimet vijojnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy