Forcat Speciale, stërvitje 72-orëshe në dëborë në Voskopojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forcat Speciale, stërvitje 72-orëshe në dëborë në Voskopojë

Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore, po zhvillojnë një stërvitje në kushte ekstreme të motit dhe në praninë e dëborës në Voskopojë të Korçës. Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02.”

Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në Facebook pamjet, ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy