Forcat ushtarake ruse zgjerojnë ofensivën në Perëndim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forcat ushtarake ruse zgjerojnë ofensivën në Perëndim

Rusia e zgjeroi ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë të premten, duke goditur për herë të parë zonat në afërsi të aeroporteve në perëndim të vendit.

Sulmet e reja ajrore ishin ndoshta një mesazh nga Moska se asnjë zonë nuk është e sigurt. Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas thonë se ndryshe nga sa prisnin, forcat ruse janë përballur me rezistencë, probleme me furnizimin e moral të rënë. Deri më tani, ata kanë bërë përparime më të mëdha në qytetet në jug dhe lindje të Ukrainës, ndërsa kanë ngecur në veri dhe në zonat rreth Kievit.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha se Rusia ka përdorur armë me precizion të lartë për të shkatërruar aeroportet ushtarake në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk. Po ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Ndërkohë disa foto të reja satelitore, duket se tregojnë se autokolona ushtarake masive ruse, e cila ndodhej pak kilometra larg Kievit, është shpërndarë dhe ridislokuar në qytete dhe pyje aty pranë.

Advertisement

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se pas një përparimi të kufizuar, për shkak të probleve logjistike dhe rezistencës ukrainase, Moska po përpiqej të riorganizonte trupat e saj, duke i përgatitur për operacione kundër Kievit.

Ndërkohë Moska dha sot sinjale të reja se po planifikon të sjellë në Ukrainë luftëtarë nga Siria.

Duke iu referuar ministrit rus të mbrojtjes, Kremlini tha se ishte në dijeni të më shumë se 16,000 aplikimeve nga vendet në Lindjen e Mesme, shumë prej të cilëve persona, që siç u tha, kishin ndihmuar Moskën në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy