Formohet legjioni i huaj i Ukrainës, gati për luftën kundër Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Formohet legjioni i huaj i Ukrainës, gati për luftën kundër Rusisë

Më 26 shkurt, vetëm dy ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, bëri një thirrje për vullnetarët e huaj që të bashkohen me forcat e armatosura ukrainase, duke njoftuar krijimin e një legjioni ndërkombëtar.

Dy ditë më vonë, presidenti nënshkroi një dekret për heqjen e vizave për çdo shtetas të huaj, që dëshiron të bashkohet me ushtrinë ukrainase, ndërsa ministria e Punëve të Jashtme hapi një faqe interneti, që ofron detaje rreth mënyrës së aplikimit.

Disa zyrtarë evropianë e kanë mirëpritur thirrjen dhe i kanë inkurajuar qytetarët e tyre që të dalin vullnetarë.

Të paktën dy zyrtarë – parlamentari letonez Juris Jurašs dhe ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes, Irakli Okruashvili – kanë udhëhequr me shembull, duke udhëtuar personalisht në Ukrainë për t’iu bashkuar përpjekjeve të luftës.

Advertisement

Ditët e fundit, autoritetet ukrainase kanë thënë se rreth 20 mijë njerëz nga 52 vende kanë aplikuar për t’u bashkuar me legjionin.

Ndërkohë, të premten, presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje gjithashtu që të huajt të lejohen të bashkohen me ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, ndërsa ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se rreth 16 mijë vullnetarë janë gati për ta bërë këtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy