FOTOT: Dy gazetarë investigativë digjen nga bandat pas raportimeve për mungesën e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Dy gazetarë investigativë digjen nga bandat pas raportimeve për mungesën e sigurisë

Dy gazetarë janë vrarë me armë e më pas djegur të gjallë nga bandat në Haiti teksa raportonin mbi mungesën e sigurisë në kryeqytet.

Amady John Wesley, gazetar i Radio Écoute FM, vdiq së bashku me Ëilguens Louissaint kur anëtarë të bandës ‘Ti Makak’ i sulmuan ata dje në zonën Petion-Ville, të kryeqytetit Port-au-Prince.

Dy të ndjerët kishin ardhur në zonë bashkë me një gazetar të tretë që kishte arritur të shpëtonte, për të raportuar mbi luftën mes bandave në këtë zonë.

Radio Écoute, me bazë në Kanada tha për rrjetin CNN se anëtarët e bandës i kishin qëlluar me armë dhe më pas i kishin djegur të gjallë. “Ne dënojmë me termat më të ashpra këtë akt barbar e kriminal”, tha  Francky Attis, drejtor i përgjithshëm i Radio Ecoute FM.

Advertisement

Deklarata e tij denonconte sulmin e rëndë ndaj jetës së gazetarëve që ushtronin profesionin e tyre të lirë në vend.

Haiti, kombi i Kaibeve që ndaj ishullin Espaniolia me Republikën Domenikane, ka qenë prej kohësh në trazira dhe vështirësi ekonomike, sidomos pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2010 ku u vranë mijëra njerëz dhe u shkatërrua shumica e kryeqytetit.

Në korrik të vitit të kaluar presidenti i vendit Jovenel Moïse u vra në një atentat në rezidencën e tij zyrtare, për çka dyshohen armiqtë e tij politikë dhe ndërhyrjet e huaja.

Mes mungesës së rendit kanë lulëzuar bandat kriminale që tashmë kontrollojnë një pjesë të infrastrukturës së vendit. Policia e Haitit është e paarmatosur dhe e pajisur mirë, përkundër bandave të organizuara.

Advertisement

Vrasja në vitin 2000 e gazetarit më të njohur vendas Jean Dominique, mbetet ende e pazgjidhur. Në qershor 2021, u vra gazetari Diego Charles së bashku me një aktivist të opozitës dhe 13 njerëz të tjerë. Autorët ende nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy