FOTOT: Fundoset anija që po transportonte makina luksoze me vlerë 401 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një anije mallrash që transportonte mijëra makina luksoze është fundosur pranë arkipelagut portugez të Azores, gati dy javë pasi mori flakë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anija, e quajtur Felicity Ace, po transportonte rreth 4,000 makina si Porshe dhe Bentley.

Anija ishte rrugës për në Rhode Island, SHBA, nga porti gjerman i Emden kur shpërtheu zjarri.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të saj u evakuuan kur zjarri shpërtheu më 16 shkurt.

Advertisement

Joao Mendes Cabecas, kapiteni i portit më të afërt në ishullin Faial, i tha Reuters se asnjë rrjedhje nafte nuk ishte raportuar deri më tani, por tha se kishte frikë se rezervuarët e karburantit mund të dëmtoheshin derisa anija shtrihet në fund të Atlantikut në një thellësi rreth 3,500 metra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy