FOTOT: Merkel emocionohet me Macron gjatë vizitës së fundit si kancelare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turneu lamtumirës i Angela Merkelit si kancelarë, bën një ndalesë në Francë, e ftuar nga presidenti Emmanuel Macron. “Faleminderit që më mësove kaq shumë”, thotë presidenti francez, duke e dekoruar me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit, çmimi më i rëndësishëm francez për personalitetet botërore.

Në videon e postuar në Tëitter, ajo i jep atij dokumentin që dëshmon vizitën e saj të parë në Francë kur ishte zëvendës-zëdhënëse e një delegacioni të RDGJ-së në vitin 1990, përpara ribashkimit të dy Gjermanive.

Reagimi i Angela Merkelit është emocionues: ajo buzëqesh, prek supin e presidentit francez dhe më pas hidhet në një përqafim lamtumire.

Gjatë ceremonisë në kështjellën e Vougeot, afër Beaune, në Burgundy, Macron donte të falënderonte kancelaren, “që pranoi këtë president të ri të vrullshëm që donte të shkundte gjithçka, faleminderit për durimin dhe kënaqësinë ndaj meje”.

Advertisement

Ai më pas shtoi: “Ju e keni pranuar këtë energji, ndonjëherë ndoshta këtë sjellje me shumë dashamirësi dhe urtësi dhe nga kjo kam mësuar shumë”.

Angela Merkel do të largohet nga posti i kancelares në dhjetor pas 16 vitesh nga fillimi i mandatit të saj të parë për t’ia lnë vendin Olaf Schoolz. Të pranishëm në kështjellën franceze ishin edhe bashkëshortët respektivë, Joachim Sauer dhe Brigitte Macron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy