FOTOT: Njihuni me “robotin-oficer” që patrullon rrugët në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Njihuni me “robotin-oficer” që patrullon rrugët në SHBA

Në një park të Los Angeles-it po patrullon një polic i pazakontë, roboti “K5 Robocop”. Roboti polic patrullon një qark përreth parkut “Salt Lake Park” në jug të qytetit Los Angeles.

Ai është i pajisur me kamera që kapin pamje prej 360 shkallësh dhe e përdor inteligjencën artificiale për të vërejtur parregullsi si përleshjet ose vandalizmin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Pajisja lëvizëse, që është më e ulët se trupi mesatar i njeriut, ka një buton, të cilën qytetarët mund ta shtypin, nëse duan të kontaktojnë me një polic të vërtetë. Sidoqoftë, robotit i mungon diçka që kanë policët – arma.

Advertisement

“Ishte një incident më parë, mendoj se disa fëmijë po vandalizonin një pronë dhe policia arriti menjëherë falë robotit”, tha një grua.

Policia thotë se gjatë pilotimit të projektit me këtë robot janë raportuar 50% më pak krime dhe numri i personave të arrestuar është rritur për 30%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy