FOTOT: Peshku sulmon pushuesen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Peshku sulmon pushuesen

Një pushuese në një plazh të Spanjës është dërguar menjëherë në spital, pasi ka marrë kafshime në këmbë nga një peshk gjigand.

Gruaja mori menjëherë ndihmën e parë nga stafi i plazhit, por u dërgua gjithsesi në spital për një kontroll. Në këmbën e saj të djathtë, dalloheshin kafshime të thella të gjakosura.

Ngjarja shkaktoi alarm në plazhin El Pinet në Costa Blanca pasi të gjithë nisën të mendonin se sulmi u shkaktua nga një peshkaqen blu.

Advertisement

Pas verifikimeve, rezultoi se grabitqari ishte një peshk blu, i zakonshëm cili është i njohur për agresivitetin e tij.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy