FOTOT/ Rrëfimi i Gorbaçov: SHBA ndërtoi një “perandori” të re me NATO pas Luftës së Ftohtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Shtetet e Bashkuara “arrogante” të Amerikës ndërtuan një “perandori” të re pas Luftës së Ftohtë”. Kjo është deklarata e ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev, pasi presidenti rus, Vladimir Putin sulmoi aleancën në fjalimin e tij të fundit për vitin 2021.

Gjatë viteve të fundit, presidenti Vladimir Putin ka insistuar gjithnjë e më shumë se NATO po shkel kufijtë e Rusisë dhe Moska dhe javën e shkuar kërkoi garanci që aleanca e udhëhequr nga SHBA do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes.

Sipas Gorbaçov, Uashingtoni u rrit me arrogantë dhe vetëbesim pas rënies së Bashkimit Sovjetik duke udhëhequr në këtë mënyrë ekspansionin e aleancës ushtarake të NATO.

“Si mund të besojmë në një marrëdhënie të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin nëse mbajnë një qëndrim të tillë”, u shpreh Gorbaçov për agjencinë e lajmeve RIA.

Advertisement

Ai vuri në dukje ‘qëndrimin triumfues në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara’ pasi Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari në 1991. “Ata u bënë arrogantë dhe me vetëbesim. Ata shpallën fitoren në Luftën e Ftohtë”, deklaroi 90-vjeçari.

Ai shpjegon se ishte vullneti i të dyve si Moskës ashtu edhe Uashingtonit që mbajtën botën larg konfrontimit dhe garës bërthamore.

Megjithatë, ish-lideri sovjetik deklaron se mirëpret bisedimet e parashikuara mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve për sigurinë.

“Shpresoj që të ketë rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Advertisement

Javën e kaluar, Moska e njohu Perëndimin me disa kërkesa për sigurinë, duke thënë se NATO nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj dhe kërkoi nga SHBA që të ndalojë së krijuari baza të reja në vendet ish-sovjetike.

Putin tha të enjten se Uashingtoni është shprehur i gatshëm të diskutojë propozimet dhe bisedimet mund të ndodhin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy