FOTOT: Rusia vijon përgatitjet në kufi me tanke dhe mjete amfibe, deputetët i kërkojnë Putinit të dërgojë armatime për separatistët në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Rusia vijon përgatitjet në kufi me tanke dhe mjete amfibe, deputetët i kërkojnë Putinit të dërgojë armatime për separatistët në Ukrainë

Mes tensioneve gjithnjë e më shumë në rritje, dhe paralajmërimit të presidentit amerikan, Joe Biden për një pushtim të Ukrainës në shkurt, Rusia vijoi përgatitjet ushtarake në rajonin e Rostovit, duke përfshirë tanke, mjete ushtarake amfibe dhe armatime të tjera të rënda.

Rostov është një zonë në jug të vendit, shumë pranë kufirit me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në fillim të javës se do të kryente një inspektim për të verifikuar gatishmërinë e trupave të vendosura aty. Kremlini tha se kishte parë me shqetësim vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur 8500 trupa në gatishmëri për të zbarkuar në Europë.

Perëndimi thotë se Rusia ka rreshtuar 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe se kërkon të ndërhyjë ushtarakisht. Moska thotë se nuk e ka në plan një gjë të tillë, por ka dërguar armatime dhe mjete luftarake edhe në Bjellorusi, ndërsa prej vitit 2014 ka marrë në kontroll gadishullin e Krimesë, praktikisht duke e rrethuar vendin fqinj. Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, kërkesë që SHBA refuzoi ta plotësonte.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Rusia e Bashkuar, që mbështet presidentin Vladimir Putin, i ka kërkuar këtij të fundit që të furnizojë me armatime krahinat separatiste në lindje të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti është në dijeni të këtij pretendimi, “por për momentin nuk ka vendosur të shprehet për këtë çështje kaq të ndjeshme”.

Advertisement

Separatistët morën kontrollin e këtyre territoreve në vitin 2014. Që prej asaj kohe, në këtë konflikt raportohet të kenë humbur jetën 15 mijë persona, sipas Kievit zyrtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy