FOTOT/ Zyrtari i Kievit: Putin dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, mbi 100 mijë trupa ruse janë gati për luftë në kufij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Putin dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. A do të ketë sukses? Jo nuk do të ketë”. Kështu është shprehur së fundmi Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

“Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin”, tha Danilov, duke shtuar se çdo të formohet një lëvizje e madhe kombëtare rezistence nëse Rusia do të sulmonte.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që prej mesit të muajit nëntor kur Uashingtoni dha alarmin për një grumbullim masiv të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe akuzoi Putin se po përgatitej për pushtim. Ditët e fundit, trupat ruse kryen një stërvitje masive luftarake shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas Kievit, nga 93 mijë trupa ruse pranë kufirit në tetor, tashmë ky numër ka shkuar në 104 mijë.

Advertisement

Një ditë më parë, ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

“Për momentin, shohim reagime pozitive nga Perëndimi. Partnerët tanë amerikanë thanë se janë gati për këtë diskutim në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë. Tashmë janë zgjedhur përfaqësues nga të dyja palët. Unë shpresoj se situata rreth Ukrainës do të zhvillohet në këtë mënyrë”, tha ai.

Rusia hedh poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se mund të jetë duke përgatitur një pushtim të Ukrainës që në fillim të muajit të ardhshëm nga dhjetëra mijëra trupa ruse të vendosura brenda kufirit.

Putin thotë se ka nevojë për premtime nga Perëndimi, për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore, sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që raketat e NATO-s të vendosen kundër saj në territorin ukrainas.

Advertisement

“Ne kemi përshtypjen se qeveria e Ukrainës po përgatit operacionin e tretë ushtarak dhe po na paralajmëron – mos u angazhoni, mos i mbroni ata njerëz. Nëse e bëni do të ketë sanksione të reja. Por ne duhet të mendojmë për sigurinë tonë nga një perspektivë e gjatë, jo vetëm sot ose javën e ardhshme. Ne duhet të mendojmë për perspektivën më të afërt”, deklaroi Putin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy