Franca kundër izolimit për të pavaksinuarit/ Macron: Masë e panevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca kundër izolimit për të pavaksinuarit/ Macron: Masë e panevojshme

Presidenti Emmanuel Macron ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së personave të pavaksinuar në Francë, duke argumentuar se masa nuk është e arsyeshme në kushtet kur funksionon pasaporta shëndetësore.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

Advertisement

 

“Nuk është e nevojshme që Franca të ndjekë shembullin e Austrisë dhe shumë vendeve të tjera evropiane, duke izoluar qytetarët e pavaksinuar. Funksionimi i pasaportës së gjelbër e ka treguar dukshëm ndikimin pozitiv në menaxhimin e pandemisë.”

 

Macron gjithashtu konfirmoi se edhe doza e tretë mund të shtohet si një kusht në pasaportë nëse autoritetet rregullatore e rekomandojnë atë.

Advertisement

 

“Ne jemi ende në pritje të udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore për dozën e tretë, nëse ajo është efektive dhe e nevojshme për publikun e gjerë, atëherë padyshim që do ta përfshijmë në lejen shëndetësore.”

 

Sakaq, në Gjermani Komisioni i Përhershëm për Vaksinim rekomandoi imunizimin përforcues me dozën e tretë për të gjitha grupmoshat duke nisur nga 18 vjeç, edhe nëse nuk kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Advertisement

 

Në kulmin e rritjes së numrit të infeksioneve, federata dhe landet paralajmëruan ashpërsimin e masave duke marrë si kriter numrin e shtrimeve në spital.

 

Ndërkohë, nga kjo e hënë edhe Greqia do t’i ndalojë personat e pavaksinuar që të frekuentojnë hapësirat publike. Kryeministri Kyriakos Micotakis deklaroi se shpërthimi i ri i pandemisë është nxitur kryesisht nga ata që nuk janë imunizuar.

Advertisement

 

KYRIAKOS MICOTAKIS

KRYEMINISTER, GREQI

 

Advertisement

“Kjo është me të vërtetë një pandemi e të pavaksinuarve. Greqia është në zi për humbjet e panevojshme sepse thjesht nuk ka normat e vaksinimit të vendeve të tjera evropiane”.

 

Shteti fqinj nuk do të pranojë testin negativ në restorante, kafene, teatro, bare, palestra, muze apo aktivitete të tjera. Rreth 62% e popullsisë së rritur në Greqi janë vaksinuar plotësisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy