Franca në gatishmëri për protestat/ Sindikatat bashkohen kundër reformës së pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca në gatishmëri për protestat/ Sindikatat bashkohen kundër reformës së pensioneve

Sindikatat në Francë do të përdorin 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të mobilizuar një valë të re protestash e grevash kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, e cila tashmë është miratuar.

 

Autoritetet janë bërë gati për të përballuar qindra mijëra qytetarë që priten të dalin në rrugë në Paris dhe qytete të tjera të Francës. Kjo shtë hera e parë prej dekadash që të gjitha sindikatat kryesore të punonjësve bëhen bashkë për të protestuar.

 

Advertisement

Grevat do të prekin kryesisht transportin publik të Francës, përfshrë avionët, trenat dhe tragetet por edhe punonjësit e pastrimit do të dalin në sheshe. Qindra fluturime të anuluara do të prishin planet e rreth 40 mijë pasagjerëve.

 

Qeveria e presidentit Macron e sheh reformën e pensioneve, e cila e shtyn moshën në 64 nga 62 vjeç, si një punë të përfunduar, megjithatë sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk kanë hequr dorë nga lufta dhe duan të pengojnë zbatimin e ligjit më 1 shtator.

 

Advertisement

Dronët pritet të përdoren për herë të parë në Paris dhe qytete të tjera të mëdha për të monitoruar protestat.

 

Protestat e fundit mbarëkombëtare kundër reformës së pensioneve u zhvilluan dy javë më parë, pasi Macron miratoi ate. Protesta të sindikatave të punonjësve  janë lajmëruar të mbahen gjithashtu edhe në Greqi, Gjermani, Britani të madhe dhe vende të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy