Franca përgatit kundërpërgjigje për ujdinë e nëndetëseve bërthamore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca përgatit kundërpërgjigje për ujdinë e nëndetëseve bërthamore

Grindja për marrëveshjen e sigurisë solli krizë besimi mes aleatëve. Franca nuk e harron lehtë “thikën pas shpine” të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë që e lanë jashtë kontratës për nëndetëset me fuqi bërthamore.

Qeveria e Parisit po shqyrton të gjitha opsionet për kundërpërgjigje. “Mendoj se duhet të rivlerësojmë bisedimet tregtare me Australinë shumë shpejt pasi nuk është një çështje zemërimi, por është çështje e të qenit të kthjellët dhe çështje besimi. Ne mund të themi se marrëdhëniet ndërkombëtare janë gjithmonë të vështira, ashtu janë, nuk jemi naivë. Por kur jepet fjala, ka një farë vlere mes aleatëve, demokracive, partnerëve dhe në këtë rast kjo fjalë nuk është respektuar”, tha ministri për Europën, Clement Beaune.

I gjithë Bashkimi Europian është rreshtuar krah Francës. “Takova ministren e jashtme të Australisë, Marise Payne. Sigurisht, e pyeta për arsyet e mungesës së konsultimeve për AUKUS dhe I theksova që kjo aleancë përjashtoi partnerët europianë që kanë prezencë të fuqishme në Paqësor, siç është rasti i Francës… Dhe sigurisht Australia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë të BE-së. Prandaj duhet më shumë bashkëpunim, koordinim dhe më pak përçarje”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme.

Për Britaninë, raportet me Francën nuk janë në rrezik. “Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, besoj se kanë, një marrëdhënie të rëndësishme dhe të pashkatërrueshme”, tha kryeministri britanik Boris Johnson.

Advertisement

Krisja me aleatëve erdhi pasi Britania dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Australinë për ndërtimin e nëndetëseve me fuqi bërthamore. Kjo i hoqi Francës nga duar ujdinë me vlerë 40 miliardë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy