Franca përsërit thirrjet ndaj Izraelit: I jepni fund sulmeve në Gaza dhe Rafah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca përsërit thirrjet ndaj Izraelit: I jepni fund sulmeve në Gaza dhe Rafah

Franca, duke shprehur shqetësimin pas sulmeve izraelite në Rafah, i kërkoi sot Izraelit t’i japë fund sulmeve për të shmangur një katastrofë.

“Një sulm në shkallë të gjerë izraelite në Rafah do të krijonte një situatë katastrofike humanitare të një dimensioni të ri dhe të pajustifikuar”, tha zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine.

“Për të shmangur një katastrofë, ne përsërisim thirrjen tonë për ndërprerjen e sulmeve”, tha ai në një deklaratë me shkrim.

Parisi kujton se Rafa është sot një zonë ku janë strehuar më shumë se 1.3 milionë njerëz.

Advertisement

“Është gjithashtu një pikë jetike tranziti për transferimin e ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës”, nënvizon zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli sot në vullnetin e tij për të nisur një ofensivë ushtarake kundër Rafah. Ai siguroi se popullata do të përfitonte nga një “kalim i sigurt” për t’u larguar nga atje.

“Në Gaza, si kudo tjetër, Franca kundërshton çdo zhvendosje të detyruar të popullsisë, e cila është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar”, komentoi Christophe Lemoine.

“E ardhmja e Rripit të Gazës dhe banorëve të saj mund të shkruhet vetëm brenda një shteti palestinez ku ata do të jetojnë në paqe dhe siguri përkrah Izraelit”, nënvizoi zyrtari francez. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy