Franca rrit moshën e pensionit/ Senati miraton propozimin e presidentit Macron, pavarësisht protestave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca rrit moshën e pensionit/ Senati miraton propozimin e presidentit Macron, pavarësisht protestave

Senati i Francës miratoi në orët e vona të së shtunës, reformën e sistemit të pensioneve, pavarësisht protetave dhe grevave të shumta që po mbahen në vend.

 

195 vota pro dhe 112 kundër, mori propozimi i presidentit francez Emanuel Macron, i cili si dispozitë kryesore, ka rritjen e moshës së daljes në pension, nga 62 në 64 vjeç.

 

Advertisement

Ky miratim vjen në fund të një jave të mbushur me protesta dhe greva, kryessht nga sindikatat e punonjësve të transportit publik dhe rafinerive të naftës.

 

Megjithatë, një komiteti i posaçëm do të duhet të hartojë tani një draft përfundimtar, i cili më pas do t’i dorëzohet Senatit dhe Asamblesë Kombëtare për një votim përfundimtar në 14 mars.

 

Advertisement

Në të njëjtën datë, greva dhe protesta janë lajmëruar të mbahen në të gjithë vendin.

 

Franca ka moshën më të ulët për daljen në pension krahasuar me ekonomitë më të mëdha europiane.

 

Advertisement

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit të penbsionet, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy