Franca shtrëngon masat/ Bën me detyrim maskat edhe në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca shtrëngon masat/ Bën me detyrim maskat edhe në rrugë

Mbajtja e maskës është e detyruar tashmë në Paris, jo vetëm në mjetet e transportit apo ambientet e mbyllura por edhe në zonat e populluara publike.

“Për mua është në rregull, është normale të bëhet. Nëse disiplinohemi të gjithë, mendoj se do ta kalojmë më shpejt sëmundjen.”

Të pabindurit do të dënohen me gjoba që fillojnë nga 135 euro.

Advertisement

“Është bërë me detyrim. Mendoj se është vendimi i duhur sepse ka shumë njerëz në rrugë dhe nuk duam që të përjetojmë një valë të dytë. Mund të bëj cdo gjë mjafton që të mos mbyllemi sërish.”

Edhe shumë qytete të tjerae kanë shpallur detyrimin për maska ​​mbrojtëse në tregje dhe rrugë.

Advertisement

“Mendoj se është një ide shumë e mirë, ndoshta duhet të ishte marrë më herët ky vendim. Në kohën kur nuk e kuptojmë mirë këtë sëmundje, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mbrojmë veten. Përpjekjet e vogla mund të japin një ndikim shumë të madh. Mua më duhet të udhëtoj me maskë për rreth 40 minuta që të shkoj në punë, por kjo nuk është asgjuë krahasuar me 10 orë që i duhet dikujt që punon në spital.”

Në Lille, në veri të vendit, maskat janë të detyrueshme edhe ​​në natyrë. Ndërsa në Toluze, në jug-perëndim të Francës, dhe në kryeqytet, mbajtja e maskës është shpallur e detyrueshme për të gjitha vendet që frekuentohen shumë.

Franca shtrëngon masat/ Bën me detyrim maskat edhe në rrugë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy