Frika nga ndonjë virus i ri, OBSH thirrje Ukrainës të shkatërrojë patogjenët e krijuar në laboratorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frika nga ndonjë virus i ri, OBSH thirrje Ukrainës të shkatërrojë patogjenët e krijuar në laboratorë

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi Ukrainën që të shkatërrojë çdo patogjen të rrezikshëm që mbahet në laboratorët kërkimorë për të parandaluar “çdo rrjedhje të mundshme” që mund të dëmtojë publikun.

Ashtu si shumë vende, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që studiojnë sëmundje të rrezikshme te njerëzit dhe kafshët, përfshirë Covid-19. Disa nga këta laboratorë në të shkuarën janë mbështetur financiarisht nga SHBA, BE dhe OBSH.

Laboratorët janë tani në qendër të një lufte propagandistike midis Rusisë dhe Perëndimit, me Rusinë që akuzon Ukrainën se ka objekte të armëve biologjike.

Deri në këto momente ende nuk dihet se çfarë lloji patogjenësh dhe toksinash fshihen në laboratorët ukrainas.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy