Frika për “materiale të huaja”, Japonia pezullon përdorimin e Modernës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frika për “materiale të huaja”, Japonia pezullon përdorimin e Modernës

Japonia njofton se ka pezulluar përdorimin e rreth 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna për shkak të frikës nga kontaminimi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se “materialet e huaja” u gjetën në disa doza të një serie prej afërsisht 560,000 ampulash.

Kompania farmaceutike “Takeda”, e cila shet dhe shpërndan vaksinën në Japoni, tha se Moderna kishte vendosur tre ngarkesa në pritje për të shmangur çdo problem të mundshëm.

“Deri më sot, asnjë çështje sigurie ose efikasiteti nuk është identifikuar,” tha Moderna, duke shtuar se do të punojë me rregullatorët dhe Takeda për të hetuar çështjen më tej.

Advertisement

Nuk ka detaje se çfarë janë “objektet e huaja”, por kompania Takeda e përshkroi atë si grimcë, për të cilën tha se kreu një ekzaminim urgjent.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy