“Frikacaku” futet në radhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mijëra afganë vijojnë të qendrojnë në dyert e aeroportit të Kabulit me qëllim largimin nga vendi pas rikthimit të regjimit të talebanëve. Deri më tani kanë mundur të largohen diku tek 20-30 mijë persona përmes fluturimeve, ndërsa turma vijon të jetë e madhe.

Gjatë këtyre ditëve aty janë shënuar edhe mjaft të vdekur nga të shtënat por edhe shkelja me këmbë gjatë momenteve të panikut mes tyre. Bota u bë dëshmitare e pamjeve tragjike kur dy persona ranë nga një avion që sapo u ngrit nga aeroporti, raporton abcnews.al.

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë  filluar të qarkullojnë edhe fotot e një personazhi të njohur në Kabul, i cili po ashtu po kërkon të largohet. Bëhet fjalë për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Veli Muhammed Ahmedzai.

Ky i fundit është fotografuar me veshje civile në radhe, ndërkohë që nuk kanë munguar komentet që e cilësojnë si “frikacak”.

Advertisement

Ai u emërua në qershor të këtij viti në krye të ushtrisë, e cila u shkri brenda pak muajsh për shkak të avancimit të talebanëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy