Frikë nga koronavirusi/ Zelanda e Re shtyn zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë nga koronavirusi/ Zelanda e Re shtyn zgjedhjet

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern shtyu zgjedhjet e përgjithshme të vendit me një muaj për shkak të frikës nga koronavirusi. Zgjedhjet do të mbaheshin në datën 19 shtator, por ata u shtynë për në datën 17 tetor.

“Ky vendim u jep kohë të gjitha palëve gjatë nëntë javëve të ardhshme për të bërë fushatë dhe Komisionit Zgjedhor kohë e mjaftueshme për t’u siguruar që zgjedhjet mund të shkojnë përpara. Unë nuk kam absolutisht asnjë qëllim të lejoj ndonjë vonesë të mëtejshme të votimit”, tha Ardern.

Partia Kombëtare e opozitës ka argumentuar se zgjedhjet duhet të shtyhen pasi kufizimet në fushatë për shkak të rikthimit të karantinës do të thotë që Ardern ka një avantazh ndaj tyre.

Advertisement

Kufizimet u vendosën në Auckland të Mërkurën pasi u identifikuan disa raste të reja. Në Auckland janë 58 raste aktive.

Shpërthimi fillimisht u gjurmua tek anëtarët e një familje, megjithëse Ardern më vonë tha që gjurmimet e mëpasshme të kontaktit kishin gjetur një rast të mëparshëm që përfshinte një punëtor të dyqanit i cili u sëmur më 31 korrik.

Advertisement

Njoftimi se rastet e reja ishin zbuluar tronditi Zelandën e Re, e cila nuk kishte regjistruar asnjë rast të transmetuar në vend për më shumë se tre muaj.

Frikë nga koronavirusi/ Zelanda e Re shtyn zgjedhjet shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy