Frikë për një shpërthim të ri në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit në Damask, SHBA mohon çdo përfshirje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë për një shpërthim të ri në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit në Damask, SHBA mohon çdo përfshirje

SHBA “informoi drejtpërdrejt” Iranin  se nuk kishte “asnjë përfshirje” ose njohuri paraprake për sulmin ajror të Izraelit në ambasadën e Republikës Islamike në Damask të hënën,  njoftoi uebfaqja e lajmeve Axios, duke cituar një burim të qeverisë amerikane.

si pasojë e sulmit u vranë dy pjesëtarëve të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe dy oficerët më të lartë të këtij organi elitar të ushtrisë iraniane.

Të paktën 11 persona u vranë në sulmin izraelit, sipas një raporti të publikuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Pas sulmeve izraelite në zyrën konsullore të ambasadës iraniane 11 persona u vranë, tetë iranianë, dy sirianë dhe një libanez,” tha për AFP Rami Abdel Rahman, drejtor i OJQ-së me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Advertisement

Ai sqaroi se në mesin e të vdekurve nuk ka civilë.

Më herët Teherani deklaroi se Izraeli do të mbajë përgjegjësinë për pasojat e sulmit ndaj ambasadës iraniane në Damask, njoftuan media shtetërore iraniane, duke cituar deklaratat e ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Advertisement

Ambasadori i Iranit në Damask, Hossein Akbari , siguroi se vendi i tij “do t’i përgjigjet me vendosmëri” sulmit që vrau të paktën shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy komandantë të forcave speciale. Ndërtesa u “godit nga gjashtë raketa të gjuajtura nga luftëtarët F-35”, u tha Akbari gazetarëve.

Sulmi me raketa shkatërroi pothuajse plotësisht zyrën konsullore që ndodhej pranë ndërtesës së ambasadës iraniane, në fasadën e së cilës ka një portret të madh të gjeneralit Soleimani, arkitektit të operacioneve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, i cili u vra nga një dron amerikan në Irak në janar të 2020.

Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në Siri që prej shpërthimit të luftës civile të vendit fqinj 13 vjet më parë, kryesisht duke synuar forcat e mbështetura nga Irani dhe pozicionet e ushtrisë siriane. Ajo ka përshkallëzuar sulmet që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor, ndërsa tensionet rriten në të gjithë rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme. Izraeli rrallë komenton sulmet në Siri, por ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të lejojë Iranin, i cili mbështet qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, të rrisë praninë e tij në vendin fqinj.

“Izraeli do të ndëshkohet”

Advertisement

Fraksioni i Hezbollahut i Libanit, i cili është afër Iranit, paralajmëroi sot se Izraeli do të “dënohet” pas vdekjes së oficerëve të Gardës Revolucionare pas bastisjes së ambasadës iraniane në Damask.

Një shtetas libanez ishte në mesin e të paktën 11 të vrarëve në këtë sulm.

“Ky krim nuk do të kalojë pa ndëshkuar armikun”, tha Hezbollah, duke sqaruar se qëllimi i tij është të marrë “hak” për goditjen./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy