Frikë për shtimin e sulmeve ruse; kërkohet më shumë vigjilencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë për shtimin e sulmeve ruse; kërkohet më shumë vigjilencë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një video-mesazhi u kërkoi ukrainasve të jenë vigjilentë përpara festimeve të së mërkurës ku shënohet 31 vjetori i pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

 

Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të përdorë kete dite te shenuar për sulme brutale .

 

Advertisement

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI UKRAINAS

Ky është armiku ynë. Çdo javë të këtyre gjashtë muajve, Rusia ka bërë diçka kaq të neveritshme dhe mizore gjatë gjithë kohës duke ushtruar terror në rajonin e Kharkiv dhe në Donbass, ku çdo ditë ka sulme me raketa dhe artileri. Ne duhet të luftojmë për fitoren e Ukrainës , ka ende shumë për të bërë, duhet të ngrihemi dhe të durojmë shumë, për fat të keq edhe shumë dhimbje.

 

Advertisement

Kreu i shtetit eshte shprehur se Rusia kërkon të poshtërojë Ukrainën dhe të përhapë terror ndaj gjithë Europës.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI UKRAINAS

Advertisement

 

Lufta ndryshoi gjithçka për Ukrainën, për Evropën dhe për botën. Qëllimi i Rusisë është të poshtërojë vendin dhe të përhapë frikë dhe konflikt. Prandaj askush nuk duhet të përkulet para presionit dhe të tregojë dobësi. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin, rindërtojmë atë që u shkatërrua dhe luftojmë për njerëzit tanë.

 

Javët e fundit Ukraina ka intesifikuar sulemet ndaj forcave ruse duke përfshirë rajonin e Krimese ku dronet kanë sulmuar një sëre objektesh ushtarake.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy