Funerali i Prigozhin, Kremlini: Putin nuk ka në plan të marrë pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Funerali i Prigozhin, Kremlini: Putin nuk ka në plan të marrë pjesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në funeralin e ‘armikut’ të tij, Yevgeni Prigozhin. Lajmi konfirmohet nga Kremlini, ku saktësohet se Putin nuk ka në plan që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të shefit të Ëagner.

 

“Prania e presidentit në funeral nuk është në axhendë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë të martën.

 

Advertisement

Yevgeny Prigozhin, vdiq në një aksident avioni muaj pasi ai udhëhoqi një kryengritje të dështuar kundër Moskës.

 

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për datën ose vendndodhjen e funeralit të Prigozhin, pavarësisht spekulimeve në kanalet lokale Telegram se ai mund të prehet në varrezat Serafimovskoye në Shën Petersburg.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy