“Fusha e luleve” në Ukrainë rihapet pas pushtimit rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parku më i madh privat i Ukrainës u përdor si bazë për ushtrinë ruse për disa javë pas pushtimit të vitit 2022. Pavarësisht se shumica e infrastrukturës së saj u shkatërrua nga forcat ruse gjatë tërheqjes, tre milionë tulipanë tani kanë filluar të lulëzojnë dhe parku është vendosur të rihapet më 27 prill.

 

Në pranverën e vitit 2022, ushtarët ukrainas që lëviznin me kujdes nëpër tokën në perëndim të Kievit të braktisur nga forcat ruse që po tërhiqeshin, u përballën me një skenë surreale. Në mjediset e Dobroparkut, parku privat më i madh i Ukrainës, fushat me lule ekzotike kishin filluar të lulëzojnë të rrethuara nga zymtësia e shkatërrimit nga zjarri i luftës.

Viktoria Ryzhkova, udhëheqëse në Dobropark, ishte në Poloni kur mori fotot e dërguara nga ekipi ushtarak i zbulimit.

Advertisement

 

“Ishte e tmerrshme”, thotë ajo, duke rikujtuar momentin derisa po shikonte imayhet në prill të vitit 2022.

Ndërtesa kryesore e Dobroparkut u shndërrua në një grumbull rrënojash të djegura dhe i gjithë terreni përreth ishte i mbushur me mbeturina potencialisht vdekjeprurëse të luftës.

 

Advertisement

Menaxhmenti i Dobroparkut pretendon se nuk ka pasur luftime në vend. Është e paqartë pse ndërtesa e saj kryesore u shkatërrua.

Parku u krijua për herë të parë në vitin 2019 si “një hapësirë unike dhe e qëndrueshme e gjelbër” në tokën rurale, rreth 40 kilometra në perëndim të Kievit.

 

Advertisement

Me kopshte të mbjella me livandë, tre milionë tulipanë dhe një liqen të ndërtuar për të imituar pellgun e famshëm të zambakëve të Claude Monet, vendi u bë shpejt një destinacion me pagesë për vizitorët nga Kievi.

Hollanda dhuroi rreth 400,000 lule për sezonin e vitit 2023.

Advertisement

Menjëherë pas pushtimit nga Kremlini në shkurt të vitit 2022, një komandant rus në një nga kolonat e automjeteve ushtarake që ecnin drejt Kievit, zgjodhi parkun si një bazë për ushtrinë ruse dhe më 26 shkurt u ngrit një spital fushor në territorin e Dobroparkut.

 

“Këtu kanë qenë 340 automjete të blinduara”, pohon Ryzhkova, duke shtuar se “ushtarët rusë jetonin në shtëpitë e ndërtuara për punonjësit tanë dhe vendosnin dushe brenda serave tona”.

Advertisement

Pas tërheqjes së forcave ruse dhe marrjen e parkut përsëri nga Ukrainës, Ryzhkova thotë se ajo filloi të punojë për të gjetur një ekip privat për heqjen dhe asgjësimin e mjeteve të dyshimta. Ekipi kaloi një javë duke pastruar nga eksplozivët shtretërit e luleve dhe pjesën tjetër të terrenit. Kopshtarët më pas mundën të hynin për të larguar barërat e këqija dhe për t’u dhënë forma kopshteve për çka edhe shquhen.

Sot, në Dobropark, vendi ku ishte ndërtesa kryesore tashmë e shkatërruar është pastruar, përveç luanëve mbrojtës dhe trungjeve të djegura të dy pemëve pranë hyrjes kryesore të ndërtesës. Një karusel për fëmijë i instaluar në vend shërben “për t’u treguar njerëzve se jeta do të vazhdojë”, thotë Ryzhkova.

Parku tani pret ushtarë të plagosur ukrainas dhe fëmijë të traumatizuar nga lufta, të cilët shëtisin nëpër kopshtet me lule dhe zhvillojnë aktivitete sportive. “Çdo fundjavë ne bashkëpunojmë me spitale ushtarake dhe specialistë psikologjikë — është shumë e rëndësishme, vetëm për ta bërë këtë botë më të mirë”, thotë Ryzhkova.

 

Advertisement

Dobroparku hapet për vizitorët me nisjen e sezonit të tulipanëve më 27 prill. Lulet dhe zambakët e livandës do të shfaqen në javët e ardhshme./REL/

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy