G7 i kërkon Iranit të ndërpresë sulmet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
G7 i kërkon Iranit të ndërpresë sulmet

“Me veprimet e tij Irani ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” thuhet në deklaratën e G7 e cila kryesohet për momentin nga Italia.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese,” thuhet në deklaratë.

Këshilli Evropian rreth çështjes Irak-Izrael

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mori pjesë në takim, tha se armëpushimi në Gaza do të ndihmonte për uljen e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

Advertisement

“Të gjitha palët duhet të tregohen të përmbajtura. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona dhe dë të punojmë për uljen e tensionit,” tha Michel, i cili kërkoi “përfundimin e krizës në Gaza përmes një armëpushimi të menjëhershëm sa më shpejt të jetë e mundur.”

Michel tha gjithashtu se Këshilli Evropian do ta diskutojë çështjen e sulmit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe veçanërisht Irakut ndaj Izraelit javën e ardhshme.

Kritika mbarëbotërore

Sulmi që ndërmori Iranit kundër Izraelit, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime dhe kritika mbarëbotërore.

Advertisement

Para mbledhjes së G7, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit. “Ne jemi shumë të shqetësuar për destabilizimin e mëtejshëm në rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta parandaluar atë”, shkroi Meloni në platformën online X (ish-Twitter). /DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy