G7 refuzon ta paguajë gazin në rubla, por Rusia kërcënon me ndërprerje furnizimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
G7 refuzon ta paguajë gazin në rubla, por Rusia kërcënon me ndërprerje furnizimi

Ministrat e Energjisë nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara refuzojnë kërkesën e presidentit Vladimir Putin që vendet e ashtuquajtura “jomiqësore” të paguajnë për gazin rus me rubla.

 

Ministri gjerman i Energjisë, Robert Habeck pas bisedimeve me homologët deklaroi se kompanitë janë të detyruara të respektojnë kontratat ekzistuese.

 

Advertisement

ROBERT HABECK

MINISTER I ENERGJSE, GJERMANI

 

“Të gjithë ministrat e G7 kanë rënë dakord se kjo është një shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese. Ministrat nënvizuan edhe një herë se kontratat e lidhura janë të vlefshme dhe kompanitë duhet t’i respektojnë ato… pagesa në rubla është e papranueshme dhe ne u bëjmë thirrje kompanive të interesuara të mos përmbushin kërkesën e presidentit Putin.”

Advertisement

 

Gjermania rriti nivelin e alarmit të planit të saj emergjent për gaz, teksa presioni është rritur pasi Rusia ka paralajëmruar se do të ndërpresë furnizimet nëse shtetet perëndimore refuzojnë që të paguajnë me rubla.

 

Rezervat e gazit në Gjermani aktualisht janë në 25 për qind të kapacitetit ndërsa vendi ka varësinë më të madhe në Evropë nga importet ruse të energjsë, përmes të cilave plotëson 55 për qind të nevojave të saj.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy