“Gabim i rëndë, nuk duhej bërë”, ushtria izraelite shkarkon dy oficerë të lartë për goditjen fatale të organizatës humanitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gabim i rëndë, nuk duhej bërë”, ushtria izraelite shkarkon dy oficerë të lartë për goditjen fatale të organizatës humanitare

Ushtria izraelite ka shkarkuar dy oficerë të lartë pasi shtatë punonjës të ndihmës së Kuzhinës Qendrore Botërore u vranë në një sulm në Gaza të hënën.

“Sulmet ndaj tre automjeteve u kryen në shkelje të rëndë të komandave dhe procedurave standarde të operimit të IDF,” tha ushtria izraelite në një deklaratë lidhur me hetimet mbi sulmet.

Ushtria izraelite e përshkroi sulmin si “një gabim të rëndë që rrjedh nga një dështim serioz për shkak të gabimeve në vendimmarrje”.

Sipas hetimeve rezulton se oficerët ngatërruan punonjësit e Organizatës perëndimorë me ushtarë të Hamasit dhe se çanta e njërit prej punonjësve që ata shënjestruan iu ishte dukur si armë pushkë.

Advertisement

Sulmi i autokolonave të punonjësve të ndihmës ishte një gabim i rëndë, thotë ushtria izraelite

IDF ka lëshuar sot  një deklaratë mbi gjetjet nga hetimet.  Ushtria izraelite thotë se incidenti “nuk duhet të kishte ndodhur” dhe ishte një “gabim i rëndë që rrjedh nga një dështim serioz për shkak të një identifikimi të gabuar, gabimeve në vendimmarrje dhe një sulmi në kundërshtim me Procedurat Standarde të Operacionit”.

“Gjetjet e hetimit tregojnë se ngjarja nuk duhej të kishte ndodhur”, thuhet në deklaratë.

“Ata që dhanë ok për sulmin ishin të bindur se kishin në shënjestër operativët e armatosur të Hamasit dhe jo punonjësit e WCK”.

Advertisement

Ekipi i dronëve kishte identifikuar gabimisht një nga punonjësit e ndihmës si persona të armatosur dhe pretendoi se i kishte parë ata të hynin në një nga tre makinat e WCK.

Nuk u dha asnjë pamje e këtij momenti, por hetimi ushtarak arriti në përfundimin se ishte një “klasifikimi i gabuar. . . e panë që është pushkë por në fund ishte një çantë”./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy