Gabimet e prindërve që i bëjnë fëmijët më ‘egoistë’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gabimet e prindërve që i bëjnë fëmijët më ‘egoistë’

Kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve të suksesshëm, të kujdesshëm dhe të drejtë, gjithçka fillon me familjen. E rëndësishme është që zërat dhe ndjenjat e fëmijëve të jenë përparësi për prindërit.

Studimet tregojnë se në moshën tre vjeçare, fëmijët fillojnë të tregojnë dhembshuri dhe ndjeshmëri të vërtetë dhe janë në gjendje të kuptojnë se ndjenjat dhe përvojat e tyre mund të jenë të ndryshme nga ato të të tjerëve.

Si psikologe prindërimi, Traci Baxley ka treguar disa nga gabimet toksike të prindërimit që ka vënë re që mund t’i bëjnë fëmijët më egoistë dhe të mendojnë se “gjithë bota sillet rreth tyre” ndërsa rriten.

T’i thuash ‘po’ pothuajse çdo gjëje

Advertisement

Studimet tregojnë se fëmijët që rriten me prindër hipervigjilentë, gjë që sjell edhe mendimin e fëmijëve se janë më të mirët dhe qendra e botës, janë më të shqetësuar për veten, tregojnë më pak ndjeshmëri për të tjerët, nuk kanë një etikë të fortë pune dhe mund të sillen sikur rregullat nuk ekzistojnë.

Prandaj fëmijët duhet të dëgjojnë ndonjëherë dhe përgjigje negative.

Dhënia e pasojave për veprimet e gabuara të tyre do të mbështesë aftësinë e tyre për të parë situatat nga këndvështrime të ndryshme.

Dështimi për t’u krijuar situata ku mund të mësojnë

Advertisement

prindërit mund të mendojnë se ata nuk po i kushtojnë vëmendje, por fëmijët vëzhgojnë shumë dhe shohin gjithmonë se si prindërit reagojnë në situata të caktuara.

Edhe fëmijët më të vegjël mund të mësohen me idenë për ta vënë veten në vendin e dikujt tjetër por këtë e mësojnë vetëm duke parë prindërit.

Të mos u tregojnë se çfarë po ndodh në botë

Në kohën kur fëmijët janë tetë vjeç, ata janë në gjendje të kuptojnë se ndjenjat e një personi mund të mos bazohen në atë që po ndodh me ta në këtë moment, por përkundrazi mund të jenë një nënprodukt i rrethanave të tyre të përgjithshme të jetës.

Advertisement

Gjatë kësaj periudhe zhvillimi, fëmijët gjithashtu zhvillojnë një kuptim dhe ndjeshmëri më konkrete për njerëzit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të flisni me ta për atë që mund të shohin në lajme, dëgjojnë jashtë shtëpisë ose lexojnë në mediat sociale.

Prindërit mund t’i përdorin këto momente për tu treguar fëmijëve se si të tregojnë kujdes të vërtetë, mbështetje ose të flasin për të tjerët.

“Sa më shumë fara dhembshurie të mbillni, aq më shumë fëmijët tuaj do të korrin një jetë shërbimi për të tjerët”.

T’u japësh gjithçka pa u imponuar mirënjohje

Advertisement

Fëmijët mësojnë të jenë mirënjohës kur nuk marrin gjithçka që kërkojnë. Lejojini ata të duan ato gjërat shtesë. Mësojini të thonë “faleminderit” (edhe kur bëhet fjalë për një dhuratë që nuk e duan). Bëjini fëmijët të jenë mirënjohës për çdo person që mundohet tu dhurojnë diçka.

Mos futja e tyre në punë vullnetare

Ne nuk mund të përjetojmë gjithmonë atë që ka kaluar dikush tjetër, por ne mund të lidhemi në një nivel njerëzor përmes vullnetarizmit.

Të bëjë një punë vullnetare, sado e vogël të jetë ajo, është një hap i mirë për të lidhur fëmijën me komunitetin, për t’i treguar se interesi kolektiv është shumë i rëndësishëm.

Advertisement

Një punë vullnetare mund të jetë edhe të ndihmojnë një të moshuar për të zbritur shkallët thjeshtë duke i mbajtur dorën.(CNBC, “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy