Gara për pasuesin e Merkel, dy kandidatë për postin e kancelarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gara për pasuesin e Merkel, dy kandidatë për postin e kancelarit

Në Gjermani kanë nisur ethet e zgjedhjeve parlamentare të 26 shtatorit ndërsa partia e Angela Merkel, mbështet kryetarin e saj, Armin Lashet, edhe si kandidat për kancelar. Nga viti 2012 Armin Lashet është një nga pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Ai ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i kancelares Merkel. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari u bë pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian.

Nga radhët e Social Demokratëve kanë dalë tre nga tetë kancelarët e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, por prej disa kohësh nuk gëzojnë të njëjtin popullaritet.

Ndërkohë, ambientalistët gjermanë të Partisë së Gjelbër kanë prezantuar si kandidate për zgjedhjet kombëtare të shtatorit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock. 40-vjeçarja ka qenë ligjvënëse në parlamentin kombëtar që nga viti 2013 por i mungon përvoja në udhëheqjen ekzekutive. Baerbock është kandidatja më e re dhe e vetmja grua që pretendon t’i zërë vendin zonjës së hekurt.

Sondazhet e fundit kanë treguar që të Gjelbrit renditen të dytët pas Bashkimit Kristian Demokrat dhe përpara Social Demokratëve, partia tjetër e fuqishme me pikëpamje të qendrës së majtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy