Garda blindon Uashingtonin/ 25 mijë trupa për sigurinë e inaugurimit të Joe Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Garda blindon Uashingtonin/ 25 mijë trupa për sigurinë e inaugurimit të Joe Biden

Nën hijen e sulmit vdekjeprurës në simbolin e demokracisë amerikane, Uashington D.C. është blinduar si asnjëherë më parë në historinë moderne të vendit. Rreth 25 mijë trupa të gardës kombëtare janë vendosur në gatishmëri për të garantuar sigurinë gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, këtë të mërkurë.

 

“E kuptoj këtë që po ndodh sidomos pas asaj që kaluam më 6 janar, akte terroriste të pashembullta. Ka qenë vërtet e frikshme, ne jetojmë shumë afër nga këtu dhe jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodh gjatë këtyre ditëve, prandaj këto masa nuk janë të tepërta, përkundrazi.”

 

Advertisement

Rrugët në afërsi të Kapitolit janë bllokuar me pengesa betoni dhe gardhe metalike. Masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë në të 50 shtetet pasi ka patur paralajmërime edhe për protesta masive.

 

Masat e ashpra të sigurisë pasojnë një javë në të cilën Donald Trump u bë presidenti i parë i SHBA që u fajësua dy herë. Ai tani përballet me një gjyq në Senat , me akuzën e “nxitjes së kryengritjes”.

 

Advertisement

FBI-ja ka identifikuar më shumë se 270 të dyshuar dhe ka arrestuar më shumë se 100 të tjerë në lidhje me sulmin e përgjakshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit. Mes protestuesve janë identifikuar edhe punonjës aktual të rendit dhe ushtrisë, apo ish zyrtare.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy