Gaza drejt Ramazanit me luftë, Blinken: Topi është në fushën e Hamasit. Edrogan: Ne e mbështesim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gaza drejt Ramazanit me luftë, Blinken: Topi është në fushën e Hamasit. Edrogan: Ne e mbështesim

Dy ditë përpara nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk ka ende një shenjë të qartë për armëpushimin Izrael-Hamas. Megjithë negociatat intensive të ndërkombëtarëve gjatë javës së fundit palët nuk kanë rënë dakord për kushtet.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se vendimi është në dorë të Hamasit të pranojë ose jo, duke theksuar se së bashku me armëpushimin do të vinte një sasi e madhe ndihmash humanitare për Gazën.

“Çështja është Hamasi. Çështja është a do të vendosë Hamasi që të ketë apo jo armëpushim për të mirën e të gjithëve. Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë me intensitet dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë ata”, tha Antony Blinken.

Deklaratën Blinken e bëri gjatë takimit me ministrin turk për punët e jashtme Hakan Fidan, ndërsa të dy ranë dakord se arritja e armëpushimit dhe lirimi i pengjeve do të ishte përfitim për të gjithë.

Advertisement

Ndërsa presidenti Recep Taip Erdogan nga Stambolli tha se Turqia mbështet grupin palestinez, Hamas, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste. Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, tha Erdogan.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për mospajtimin rreth marrëveshjes së armëpushimit.

Ndërkohë edhe nëse nuk arrihet armëpushimi, SHBA dhe BE kanë lajmëruar një korridor humanitar përmes detit nga Qipro. Anija e parë me ndihma pritet të mbërrijë në rripin e gazës këtë fundjavë./vizionplus/tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy