Gazetarja e TV Klan që doli me bikini në mes të Tiranës: Mamaja më tha, “më pëlqeve shumë zemra ime, na nderove”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një javë më parë Griselda Katirai, gazetarja e “Aldo Morning Show” tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në rrugët e Tiranës, para Kryeministrisë vetëm me bikini.

Ajo doli dy ditë rresht e zhveshur vetëm me një palë bikini duke raportuar live në emisionin televiziv. Madje ajo tha se nuk ndikohet aspak nga njerëzit, për të dalë me rroba banjo duke thyer çdo tabu.

Ndërkohë, Griselda ka zbuluar reagimin e familjarëve dhe të nënës së saj, pasi doli në e zhveshur para godinës së kryeministrisë.

Në një intervistë të “Why Not”, Griselda u shpreh:

Advertisement

“Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë ‘më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën’.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy