Gjendet një tunel pranë një burgu në Francë, çfarë deklarojnë zyrtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet një tunel pranë një burgu në Francë, çfarë deklarojnë zyrtarët

Zbulimi i një tuneli pranë një burgu në Parisin jugor në Francë solli dyshime për skenarë arratisjeje. Tuneli në ndërtim u zbulua gjatë punimeve rutinë elektrike.

Megjithatë, burime policore thanë se nuk duket të jetë pjesë e një plani arratisjeje.

Zbulimi u bë të martën nga një teknik i kompanisë përgjegjëse për rrjetin e furnizimit me energji elektrike në Francë, i cili po punonte në një pikë 450 metra larg burgut La Sade, sipas një burimi policor.

Sipas autoriteteve në vendngjarje janë gjetur thasë me gurë dhe një shtrat. Guillaume Durand, një zyrtar në rrethin e 14-të të Parisit, tha se dyshonte se kishte ndonjë plan arratisjeje.

Advertisement

“Është një tunel katër metra në rue de la Sade, por më shumë se 500 metra nga burgu. Policia beson se është diçka që mund të lehtësojë hyrjen në katakombe”, tha ai.

Një ekuipazh tashmë është dërguar në vendngjarje për të mbyllur tunelin. Katakombet e Parisit janë një nga atraksionet më të njohura që tërheqin 500,000 vizitorë në vit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy