Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

 

Ajo i ka bërë thirrje Moskës “të marrë hapa seriozë drejt uljes së tensioneve” në krizën rreth Ukrainës. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia mund të krijojë arsyetim për të pushtuar Ukrainën.

 

Advertisement

Biden ka thënë se veprimet ushtarake ruse mund të nisin shpejt, mirëpo ka theksuar se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme. Rusia ka thënë se këto pretendime “nuk kanë bazë” dhe ka akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve.

 

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë. Ajo i ka bërë thirrje Moskës “të marrë hapa seriozë drejt uljes së tensioneve” në krizën rreth Ukrainës.

 

Advertisement

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia mund të krijojë arsyetim për të pushtuar Ukrainën. Biden ka thënë se veprimet ushtarake ruse mund të nisin shpejt, mirëpo ka theksuar se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme.

 

Rusia ka thënë se këto pretendime “nuk kanë bazë” dhe ka akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve. Komentet e saj i referohen kërkesave që ka bërë Rusia rreth sigurisë evropiane, duke kërkuar kufizim të ushtrisë së Perëndimit në shtetet që Rusia i sheh brenda sferës së ndikimit.

 

Advertisement

Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë në politikat e shteteve sovrane, siç ka bërë ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Lufta e Ftohtë ka qenë periudhë pas luftës – në shekullin XX – kur rivaliteti mes Perëndimit dhe ish-Bashkimit Sovjetik ka çuar dy superfuqitë globale në prag të luftës bërthamore./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy