Gjermania ashpërson masat kundër COVID/ Zgjat izolimin deri më 31 janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania ashpërson masat kundër COVID/ Zgjat izolimin deri më 31 janar

Masat kufizuese në Gjermani do të mbeten në fuqi edhe pas 10 janarit, ndërsa do të ketë ashpërsime specifike në varësi të treguesve epidemiologjikë. Kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin duke shtuar se vendi do të qëndrojë nën datën e izolimit të paktën deri në fund të muajit janar.

“Masat që kemi miratuar janë drastike. Janë më të ashpra. Por duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm tani pasi gjendemi në një situatë të re dhe të jashtëzakonshme.”

Masat mbarëkombëtare, përfshijnë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve jothelbësore, kufizimin e lëvizjes së banorëve në një distancë prej vetëm 15 kilometrash nga shtëpitë e tyre, ndërsa njerëzit do të lejohen të takojnë vetëm një person nga një familje tjetër.

Izolimi në shkallë vendi do të aplikohet edhe në Britaninë e Madhe nga dita e mërkurë. Kryeministri Boris Johnson në një konferencë për shtyp deklaroi se brenda 2-3 javëve të ardhshme do të ketë një nivel të konsiderueshëm imunizimi.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy