Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Pas dënimit të një shtetasi rus me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një çeçeni në Berlin, ka reaguar qeveria gjermane.

Ajo ka vendosur të dëbojë dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Berlin.

Sipas informacioneve të revistës DER SPIEGEL diplomatët në fakt janë agjentë të shërbimit sekret rus FSB.

Ministrja e jashtme Annalena Baerbock deklaroi se pas vendimit të gjykatës marrëdhëniet me Rusinë janë të tensionuara rëndë.

Advertisement

“Kjo vrasje me urdhër shtetëror (…) paraqet një shkelje të rëndë të ligjeve gjeramne dhe të sovranitetit të Republikës Federale të Gjermanisë”.

Në një reagim të parë Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi kundërmasa.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy