Gjermania: E përballojmë rritjen e numrit të infektuarve, rastet e reja vijnë nga pushimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania: E përballojmë rritjen e numrit të infektuarve, rastet e reja vijnë nga pushimet

Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë aktualisht mund të përballojnë rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, i tha agjencisë Reuters, zëvendësdrejtori i Institutit për sëmundje infektive, Robert Koch.

Numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur në javët e fundit. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare.

Të enjten, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ishte 1.707, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infetkuarve në 228.621.

“Për momentin, numrat po rriten pak më ngadalë sesa në pranverë – kjo është mirë – por për sa kohë që ato po rriten, sigurisht që nuk është një zhvillim i këndshëm”, tha Schaade.

Advertisement

Ai u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në vendet me rrezik të lartë dhe t’i përmbahen distancimit fizik si dhe rregullave të higjenës.

Pothuajse gjysma e rasteve të regjistruara nga Instituti Robert Koch ishin të kthyerit nga pushimet, tha Schaade. Më parë të enjten, Gjermania lëshoi një paralajmërim kundër udhëtimit në disa pjesë të Kroacisë./R.E.L

Gjermania: E përballojmë rritjen e numrit të infektuarve, rastet e reja vijnë nga pushimet shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy