Gjermania ka nevojë për 400 mijë emigrantë të kualifikuar në vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania ka nevojë për 400 mijë emigrantë të kualifikuar në vit

Shefi i agjencisë së punës Detlef Scheele paralajmëron se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët e kualifikuar.

Sipas mediave gjermane, ai ka thënë se Gjermania ka nevojë për rreth 400.000 emigrantë të kualifikuar në vit për të kompensuar mungesat e punës.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por për emigracionin e synuar për boshllëqet në tregun e punës. Nga kujdesi shëndetësor, tek logjistikët dhe akademikët – do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo, “- ka thënë Detlef Scheele.

Lidhur me rezistencën e mundshme ndaj migrimit, ai tha: “Ju mund të ngriheni dhe të thoni: Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon. Fakti është: Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët,” shtoi Scheele.

Advertisement

Si rezultat i zhvillimit demografik, numri i punëtorëve të mundshëm në moshën profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit.

“Do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme”.

Scheele e quajti mungesën e fuqisë punëtore një çështje kryesore me të cilën qeveria e ardhshme duhet të merret.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy