
Gjermania ka regjistruar një tjetër rekord këtë muaj për shifrat e pandemisë.
7,334 persona janë regjistruar si të infektuar në 24 orët e fundit për një total që tashmë rritet dhe shkon në 348,557.
Lajmi u njoftua nga Instituti i njohur shëndetesor Robert Koch.
Kjo është dita e dytë radhazi me një shifër kaq të lartë të infektuarish në Gjermani pasi një ditë më parë ishin gjetur 6638 raste të reja.
Advertisement
Numri i të vdekurve gjithashtu rritet, teksa 324 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa totali ka shkuar në 9,734.