Gjermania nuk gjen qetësi, paralajmërohet tjetër grevë në aeroporte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania nuk gjen qetësi, paralajmërohet tjetër grevë në aeroporte

Nuk duket se ka asnjë “pushim” në valën e grevës në Gjermani, me një industri pas tjetrës duke hyrë në grevë gjatë fillimit të vitit 2024. Pasi stafi i sigurisë në njëmbëdhjetë aeroporte gjermane hyri në grevë vetëm javën e kaluar, është radha e punëtorëve të Lufthansa-s në të mërkurën.

Sipas sindikatës Verdi, greva paralajmëruese pritet të prekë dhjetëra mijëra pasagjerë në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Hamburgut, Berlinit dhe Dyseldorfit deri të enjten në mëngjes.

Problemet kryesore, sipas sindikatës Ver.di, janë mungesat e rënda të fuqisë punëtore dhe çështjet e pazgjidhura të pagave, me Lufthansën që ende nuk ka bërë rritje pagash për stafin e saj tokësor, rreth 25,000 punëtorë.

Megjithatë, nga këndvështrimi i punëdhënësit, greva e re është krejtësisht e “pajustifikuar”, duke qenë se sipas Lufthansa-s, janë propozuar rritje pagash me rreth 13%, përfitime shtesë për tre vitet e ardhshme, si dhe kompensim i posaçëm inflacioni.

Advertisement

Në të njëjtën kohë, mobilizimet e fermerëve vazhdojnë në shtete të ndryshme gjermane, ku qeveria më në fund përfshiu në buxhetin e vitit 2024 dispozitën e diskutueshme për të hequr subvencionimin për naftën bujqësore deri në vitin 2026.

Sipas radiostacionit gjerman DLF, në Hanover një grup fermerësh me traktorë dhe makina bllokuan hyrjen e një ndërtese të rrjetit gazetaresk NDR, ndërsa së fundmi në Hamburg një incident i ngjashëm ndodhi para një shtypshkronje të një gazete lokale. Incidentet janë kritikuar nga Shoqata e Gazetarëve Gjermanë (DJV) si sulme ndaj lirisë së shtypit.

Të premten, jashtë Radios bavareze ishin mbledhur edhe fermerët bavarez, duke kritikuar jo vetëm vendimet e qeverisë, por edhe mbulimin në shtyp të protestave të fermerëve.

Gjatë fundjavës fermerët nga shteti i Hessen-it kishin bllokuar gjithashtu rrugët kryesore që të çojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit me rreth 400 traktorë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy