Gjermania planifikon që të ofrojë strehim për 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania planifikon që të ofrojë strehim për 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Gjermania po planifikon që të ofrojë strehim për rreth 1500 emigrantë që jetojnë në ishujt grekë.

Pas zjarrit të rënë disa ditë më parë në një kamp në ishullin grek Lesbos, gati 12 mijë emigrantë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë duke jetuar aktualisht në rrugë, ndërtesa të braktisura dhe pranë varrezave.

Berlini këmbëngul se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje. Për pasojë, Gjermania ka planifikuar që të mirëpresë ato familje që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria.

Nga ana tjetër, autoritetet greke kanë deklaruar se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

Advertisement

Gjermania planifikon që të ofrojë strehim për 1,500 refugjatë nga ishujt grekë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy